Asnjë viktimë/ Tre të infektuar me Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

1 Minuta Lexim

3 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, nga 3513 testime të kryera. Sipas njoftimit të ministrisë së Shëndetësisë edhe ditën e sotme nuk janë regjistruar viktima nga koronavirusi.

Rastet e zbuluar në 24 orët e fundit janë konfirmua 2 në Vlorë dhe një në Tiranë. Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19, teksa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,018 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (2 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 3
Të shëruar në 24 orë 4
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3513

Testime totale 812,299
Raste pozitive 132,526
Raste të shëruara 130,018
Raste Aktive 52
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 21
Shkodër 12
Elbasan 6
Durrës 5
Vlorë 3
Lezhë 2
Berat 2
Fier 1

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull