Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në plazhet shqiptare, ku raportohet se një person është mbytur para pak minutave në bregdetin e plazhit të Velipojë.
Viktima është identifikuar si shtetasi Murat Hyseni, 76 vjeç nga Ferizaj.
Pushuesit dhe roja bregdetare e kanë nxjerrë në breg ndërsa ka shkuar edhe ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës, por ka qenë e pamundur për ta rikthyer në jetë pasi i moshuari kishte ndërruar jetë brenda në ujë.