Forumi i Prespës/ Vjen akuza e fortë nga LVV për Kryeministrin Rama: E sheh Albin Kurtin si pengesë për t’u bashkuar me Serbinë

1 Minuta Lexim

Hysamedin Feraj, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Feraj ka thënë se Rama e shikon si pengesë kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, për bashkimin e Shqipërisë me Serbinë.

Sipas tij, ky ishte vizioni gjeopolitik që Rama propozoi dje në Forumin e Prespës, që u mbajt në Ohër.

Reagimi në Facebook:

Edi Rama e shikon Kosovën si pengesë për bashkimin e Shqipërisë me Serbinë. Si çdo pengesë, Kosova duhet mënjanuar. Duhet lënë… në anën e BE-së!

Përkundrazi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të njësohen politikisht dhe ekonomikisht, si alternativë kundër BE-së dhe SHBA-ve.

Ky ishte vizioni gjeopolitik që Rama propozoi në Prespë. Legjitimimi: Evropa nuk na do! Serbia na do! Ne e duam Serbinë! Veç Albini po na pengon.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull