Largimi i trupave amerikanë shton pasigurinë në Afganistan, gratë ‘marrin në dorë’ situatën

2 Minuta Lexim

Largimi i trupave amerikane nga Afganistani ka bërë që të forcohen ndjeshëm Talibanët. Tërheqja e forcave të SHBA-së dhe NATO-s ka shtuar edhe më shumë pasigurinë në këtë rajon.

Së fundmi, qindra gra kanë rrëmbyer armët dhe kanë dalë në rrugë në Afganistanin Verior dhe Qëndror.

Një nga demonstratat më të mëdha ishte në provincën qendrore Ghor, ku qindra gra dolën këtë fundjavë, të armatosura dhe me parulla anti-Talibane.

“Kishte disa gra që thjesht donin të frymëzonin forcat e sigurisë, thjesht simbolike, por shumë më tepër ishin gati të shkonin në fushat e betejës,” tha Halima Parastis.

“Kjo përfshin edhe veten time. Unë dhe disa gra të tjera i thamë guvernatorit rreth një muaj më parë se ne jemi gati të shkojmë dhe të luftojmë. ”

Talibanët kanë future nën kontroll territorin rural të Afganistanit, duke marrë me dhjetëra rrethe, përfshirë vende të tilla si provinca veriore Badakhshan, e cila 20 vjet më parë ishte një bastion anti-Taliban.

Në zonat që kontrollojnë, Talibanët tashmë kanë vendosur kufizime në arsimimin e grave, lirinë e lëvizjes dhe veshjen e tyre. Madje po kërkohet të vendosin burka.

Rreth 1,000 ushtarë afganë hynë në Taxhikistan ditën e hënë në përpjekje për të shmangur vdekjen nga ofensiva talebane në veri të Afganistanit.

  

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull