Tenderi i uniformave/ Akuzat që ngriheshin ndaj ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj

5 Minuta Lexim

Pas skemës “mafioze” nr. 1 që “Arberianews.net”, ka publikuar pak kohë më parë, për të dhenë mënyrën e operimit nëpërmjet të cilës janë “justifikuar” abuzimet me ligjin e tenderimit të blerjes së uniformave të Poilicisë së Shtetit.

 Publikimi mbështetet në dokumentat e dosjes të depozituar në SPAK ,nga zvendëskryetari i Kuvendit, deputeti i opozitës parlamentare, Myslym Murrizi dhe që për të cilën pritet që ky i institucion i lartë të nis hetimin. Gjë që ende nuk është konfirmuar zyrtarish dhe që është arsyeja pse “Arberianews.net” po e rikthen ripublikimin.

Tenderi i uniformave, për të cilin policia po ushtron sot kontroll në zyrat e Ministrisë së Brendshme dhe banesat e zyrtarëve të kësaj ministri, ku deri më tani ka arrestuar 8 zyrtarë dhe 1 në “arrest shtëpie”, me urdhër të gjykatës, është kallëzuar penalisht në SPAK nga Grupi Parlamentar “Demokrat”, në vitin 2020.

Bëhet fjalë për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit, për të cilin Grupi Parlamentar “Demokrat” theksonte në atë kohë se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka kryer një sërë veprash penale, që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës apo afera korruptive.

Në argumentimin që Grupi Parlamentar “Demokrat” bëri një vit më parë thuhej se Lleshaj ka kryer disa vepra penale dhe ndaj duhej që te ndiqej nga ana e SPAK.

Në letrën e Grupit Parlamentar, Lleshaj akuzohej për: “Korrupsion Aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244;

“Korrupsion Aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 245;
“Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248;
“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258;
“Korrupsion Pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” , parashikuar nga neni 259;
“Korrupsion Pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260.

Ndërsa procedura e tenderit “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve për Policinë e Shtetit” rihapet me fondin e përgjithshëm të marrëveshjes kuadër 2,800,347,570 lekë pa TVSH (3,360,417,084 lekë me TVSH), për 4 vite???,  kontrata nënshkruhet në vlerën totale përfundimtare të kontratës së parë, Vlera Vjetore (V.Vlera) 1,727,504,772 (me TVSH)???

Sakaq kuptohet, se vlera totale përfundimtare e kontratës: V Vlera 1,727,504,772 (me TVSH), i përket kontratës së parë. Sepse kjo tregohet tek formulari i njoftimit të operatorëve ekonomikë të suksesshëm në marrëveshjen kuadër (Data: 14.07.2020), ku përshkruhet:

– Afati kohor i ekzekutimit: Brenda datës 01 prill për artikujt e uniformës verore?! dhe brenda datës 01 shtator për artikujt e uniformës dimërore?!.

– Përjashtimisht, afati kohor për ekzekutimin e kontratës së parë që do të nënshkruhet brenda Marrëveshjes Kuadër, do të jetë jo më pak se 60 ditë nga lidhja e kontratës së parë.

Pra vlera totale përfundimtare e kontratës së parë V Vlera është: 1,727,504,772 (me TVSH)?!

Edhe pse kemi të bëjmë me kontratë 4-vjeçare: “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, por që nuk është publikuar se sa është vlera e përgjithshme e marrëveshjes kuadër, pa TVSH dhe me TVSH, për në Total Sasia që është prej 486,658 uniforma, këpucë, etj, për 4-vite,?!

Në dokumentat e tenderit të ndryshuara (të procedurës së rihapur në datë 5.11.2019), Shtojca 13, “Sasia dhe grafiku i lëvrimit”, sasia e pritshme e artikujve të uniformës që kërkohen në Total Sasia është 486,658 uniforma, këpucë, etj, për 4-vite, (por jo të detajuara se sa është sasia në vitin e pare, vitin e dytë, vitin e tretë dhe vitin e katërt, ç’ka tregon se në këtë rast kemi të bëjmë me “mashtrim”./ArberiaNews.net

Nëse dëshironi të njiheni me serinë e shkrimeve para-ardhëse kërkoni në google duke vendosur linqet e mëposhtme:

http://arberianeës.net/ekskluzive-dokumentat-zbulojne-skemen-mafioze-qe-u-perdor-ne-tenderin-e-uniformave-te-policise-2/

http://arberianeës.net/ekskluzive-pse-duhet-hetuar-ardi-veliu-per-aferen-miliardeshe-te-tenderit-te-uniformave-te-policise/

http://arberianeës.net/ekskluzive-sander-lleshi-sfidon-kryeministrin-mashtrimi-ne-tenderin-e-uniformave-dhe-kepuceve-te-policise-se-shtetit/

http://arberianeës.net/ekskluzive-afera-miliardeshe-uniformat-e-policise-zhvlefteson-drejtorin-e-pergjithshem-ardi-veliu/

http://arberianeës.net/ekskluzive-afera-miliardeshe-uniformat-e-policise-mashtrim-ne-lidhjen-e-kontrates-se-dt-10-09-2020/

http://arberianeës.net/ekskluzive-dosja-e-aferave-mafia-e-uniformave-te-policise-se-shtetit-ne-veprim/

http://arberianeës.net/ekskluzive-dosja-e-aferave-uniformat-e-policise-se-shtetit-miliarda-leke-nga-pazaret-e-pista/

  THEKSOJMË: Shkrimi është ekskluziv i “Arbërianeës.net”, dhe gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Arbërianeës.net” si dhe vendosjen në pjesën fundore të linkut të burimit. Nëse kjo nuk konstatohet çdo shkelës  i ekskluzivitetit referuar Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016, do të mbajë përgjegjësi.

 

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull