Sibai-Сибай…! (Nga cikli reportazheve në Rusi…)

3 Minuta Lexim
Nga Genc DEMIRAJ –
Mbrëmë mbyllëm koncertin në Сибай, Sibai në të shkruarën e në të shqiptuarën tonë. Në qytetin me rreth 62 mijë banorë, i ndërtuar relativisht vonë, vetëm shtatëdhjetë vjet më parë si domosdoshmëri e urbanizimit mbi tokë me kushte e mirëqënie më të mira jetese për punëtorët, që vite e vite me radhë i kishin shfrytëzuar nëntokën e pasur me minerale…!
Në Sibai koncerti ynë ishte shpërthyes, plot ritëm, dinamizëm, gjallëri shtoi edhe larminë e ngjyrave të kostumeve, mjeshtërinë artistike të interpretimit e të veçantën dhe uniken e artit tonë, për ta bërë në sytë e medias, kritikës dhe zemrat e publikut, grupin absolutisht më të kërkuar e duartrokitur…!
Janë absolutisht vlera artistët tanë të thjeshtë.
Të magjishëm në skenë e të zakonshëm jashtë saj, të tjetërsuar nën petkun shpërthyes të artit të tyre, e krejt normalë në të përditshmet normale…!
Turma njerëzish dashamirës, gazetarë e fotoreporterë shoqërojnë përherë artistët tanë, pas skenës, jashtë dhomave të zhveshjes, gjatë vizitave në qytet, rreth autobusit apo kudo, për një foto, një autograf, një intervistë, megjithëse si yjet ndërkombëtarë të artit edhe yjet tanë shoqërohen kudo me polici…!
Ilxhanoja, Ameli, Andi dhe Arbeni janë valltarët tanë fluturues që po elektrizojnë çdo skenë këtu në Bashkortostan, po ashtu edhe vajzat tona Alma, Gentjana, Esteli, Paola dhe Vjollca janë mrekullia vetë, e të mos harrojmë o njerëz se jemi në skenat Ruse ku artin e njohin si ushqimin dhe e kanë si oksigjenin…!
Nuk dua të lë pa përmendur edhe Avenirin, koreografin e valltarin tonë, por që në një provë intensive në Moskë, pësoi një tërheqje muskulare dhe mjekët ja ndaluan të kërcejë. Përlotet Nikja pas çdo shfaqje, më shumë se nga dhimbja e mos dalja në skenë, nga gëzimi i suksesit të kolegëve…!
Ç’tju them për polifoninë, për Sinanin, Piron apo Vendimin, për Dëfrimin, Trifonin, Torin, Gjeloshin e Lilin… Apo për Tajren, Bonën, Ludin e Florikën…?
Çfarë t’ju them ?!
Ata janë gurgullima, janë flladi, janë puhiza, janë gjëmimi… Janë gjithë simfonia e vendit tonë…!
Tingujt e lodrës së Çiçakut, klarinetës së Bujarit e firzamonikës së Landit të usta Etemit, janë aureola e krejt ansamblit…!
Por ne kemi në grup, edhe atë mjeshtren e kostumeve tona popullore, Edlirën.
“Tradita Popullore – Edlira”, është realizuesja e kostumeve popullore të valltarëve tanë, e në Folkoriadë kanë ardhur së bashku me Tanin, një artizan i punëve shqiptare të traditës si pjesëmarrës në panairet shoqëruese…!
Po mundohem, sado pak, t’ju a paraqes jehonën reale të këtij ansambli shqiptar, këtej nga vendi i madh i artit të madh, siç është Rusia, por që kemi privilegjin e fatin që është ansambli ynë “Bilbili” i Vlorës…!
Nga Sibai, Bashkortostanit Genc Demiraj 8 Korrik 2021
Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 17 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 1 person
Mund të jetë një imazh i 2 persona

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull