Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar çon në SPAK Sorecën dhe Veliajn

18 Minuta Lexim

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka dorëzuar sot padi në SPAK për ambasadorin e BE-së Luigi Soreca, të cilin e akuzon se ka tentuar që të ushtrojë ndikim te Gjykata Kushtetuese, për vendimin për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Përfaqësuesja ligjore e Aleancës, Adriana Kalaja, tha se është e papranueshme që takime të një niveli të tillë, siç ishte ai mes Sorecës dhe kryetares së Gjykatës Vitore Tushe të kalohen në heshtje dhe në fshehtësi.

“Ne nuk shpifëm sa i takon takimit, ne nuk shpifëm as se takimi është bërë në datë 16, as që takimi zgjati një orë, ne e shohim si një konsumim të veprave penale, që në bashkëpunim me

Nuk kemi ende asnjë informacion si kanë votuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Për të gjitha këto veprime ne kemi kërkuar lirim nga detyra të këtij ambasadori, kemi kërkuar shpalljen non grata nga presidenti të Sorecës në territorin e presidencës, dhe në të gjithë Shqipërinë nga ministrja Olta Xhaçka.

I kemi kërkuar SPAK që të sekuestrojë telefonat e Sorecës dhe Veliajt, SPAK dhe GJKKO duhet të dalin me qëndrim të prerë, ne jemi të bindur se SPAK përmes hetimeve do na japin të drejtë”, u shpreh Kalaja për mediat.

Pjesë nga padia që AMT ka çuar në SPAK:

Aleancapër Mbrojtjen e Teatrit, nisur nga besimi që ka te Reforma në Drejtësi si dhe te Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka ardhur para Jush që nga data 31.12.2019 me 11 kallëzime penale dhe me 9 kërkesa, të cilat me keqardhje konstatojmë se kanë mbetur pa zgjidhje.

Subjekte të kallëzimeve tona, janë që nga Kryeministri Rama, ministra dhe deputetë të ndryshëm, Kryetari i Bashkisë Veliaj e shumë zyrtarë të tjerë të cilët në referim të dispozitave ligjore kanë konsumuar vepra penale të cilat lidhen me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e Teatrit të Ri, bazuar në projektin korruptiv të Biarke Ingels (kallëzuar në SPAK në korrik 2020).

Në vijim tëbetejës tonë ligjore për të vënë drejtësi për Teatrin, duke besuar se mosreagimi i SPAK deri më tani, nuk ka ardhur për shkaqe të tjera që lidhen me zyrtarët e lartë por si pasojë e ngarkesës me dosje të shumta, vim para Jush sot me një kallëzim të ri kundër ambasadorit të Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë z. Luigi Soreca si dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, akuzuar nga ne për konsumimin e veprave penale si “Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë”, parashikuar nga neni 244/a i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës”  parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë”, parashikuar nga neni 259/a i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, të gjitha tëkryera në bashkëpunim me njëri tjetrin sipas parashikimeve tënenit 25 tëKodit Penal.

Ashtu si dhe jeni vënë në dijeni nga ana jonë me anë të kërkesave të shumta, më datë3 qershor 2021, nisi procesi në Gjykatën Kushtetuese, proces i shumëpritur nga i gjithë publiku, inicuar nga Presidenti i Republikës, ku ne si Aleancë ishim me cilësinë e palës së tretë, dhe me objekt:

1-  Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare, të Ligjit Nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””.

1.1- Pezullimin e zbatimit të Ligjit Special Nr.37/2018“Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës”, me objekt ‘Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje të hyjë në fuqi;

2- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutëne Vendimit Nr.377, datë 08.05.2020, të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare;

2.1- Pezullimine zbatimit të Vendimit Nr.377, datë 08.05.2020, të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, dheqëllimit të përcaktuar në këtë akt, konkretisht në pikën 1 dhe 2, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, të hyjë në fuqi.

Pasi kërkuam tënjihemi me një sërë provash të cilat qëllimisht nuk ishin dorëzuar nga palët e interesuara, Kuvëndi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Ministria e Kulturës, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Tiranë, Gjykata vendosi të shtyjë gjykimin duke urdhëruar këto të fundit të paraqisnin provat në Gjykatë deri më datë 8 qershor ora 12.00 – 16.00.

Megjithëse palët e interesuara, ashtu si dhe gjatë procesit nuk treguan korrektësi në lidhje më detyrat e Gjykatës, Presidenti i Republikes dhe ne si palë e tretë, pasi u njohëm me provat e ardhura edhe më datë 14 qershor (megjithëse shumë të cunguara dhe pa llogjikë kronologjike apo ligjore me njëra tjetrën), vendosëm të shtojmë objektin e kërkimeve edhe me:

3- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutëntë Vendimit Nr.50, datë 14.05.2020, të Këshillit Bashkiak, Bashkia Tiranë,“Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt- Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e Godinës së Tetatrit Kombëtar””,si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare.

3.1- Pezullimin e zbatimit të Vendimit Nr.50, datë 14.05.2020 të Këshillit Bashkiak, Bashkia Tiranë, “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt- Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e Godinës së Tetatrit Kombëtar””,dhe qëllimit të përcaktuar në këtë akt, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje të hyjë në fuqi;

4- Pezullimin e zbatimittë çdo akti apo veprimi të çdo autoriteti publik që buron prej Ligjit Special Nr.37/2018, VKM-së Nr.377/2020, dhe VKB-së Nr.50/2020,derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje të hyjë në fuqi.

Duke respektuar maksimalisht periudhën e pritjes deri në daljen e vendimit nga ana e Trupës Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese (e kundërta ndodhi me palët e interesuar ku më datë 22 qershor kaluan fondin me anë të Aktit Normativ  për ndërtimin e Teatrit të Ri dhe me 24 qershor nxorën l;ejen e ndërtimit megjithëse ishin në pritje të vendimit), më datë 30.06.2021, nisur nga ngjarjet dhe informacionet e mara në rrugë jozyrtare, ne u detyruam t`i drejtohemi kësaj të nderuare gjykatë, me një kërkesë me objekt: Dhënie informacioni në lidhje me takimin e bërë brënda ambienteve të kësaj gjykate midis Kryetares së Gjykatës Kushtetuese dhe ambasadorit të Delegacionit të BE-së në Tiranë z. Luigi Soreca, në zbatim të Ligjit Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

Shqetësimi i drejtë dhe shumë i madh i yni ishte se, jo vetëm që ky takim u mbajt i fshehtë si nga Gjykata Kushtetuese ashtu dhe nga ambasadori Soreca, por edhe kur ne e bëmë publik këtë fakt(fakt i pranuar edhe nga vetë palët në këtë takim), reagimi i papjekur dhe flakë për flakëi Delegacionit të BE-së dhe ambasadorit të saj, vërtetoi dyshimet tona të arsyeshme në lidhje më ushtrimin e ndikimit të paligjshëm në pushtetin gjyqësor.

Ndodhur në kushtet kur takimi u pranua nga të dy palët dhe në vënd që ambasadori Soreca të jepte arsyet ligjore të këtij takimi të mbajtur fshehtë, ne Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, vazhdojmë të insistojmë në pyetjen se:Përse Ambasadori i Delegacionit të BE-së, z. Luigi Soreca shkon në një takim JOZYRTAR në Gjykatën Kushtetuese, pa axhendë, pa protokoll dhe pikërisht në datën e seancës së Teatrit, dhe largohet nga dera e pasme?

Sjellim në vëmëndjen Tuaj  dhe të publikut se, Delegacioni i BE-së në Tiranë është ndër përfaqësitë diplomatike të rangut më të lartë në Shqipëri dhe, takimi midis Kreut të këtij institucioni me Kreun e Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të shihen dhe trajtohen:

Si çështje private;

Jashtë kushtit zyrtar të transparencës formale;

Jashtë rezonimit publik.

Nisur nga fakti se nuk kemi asnjë informacion për këtë takim të zhvilluar jashtë syve të publikut,  nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kerkojmë hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të kësaj çështje për të dhënë përgjigje mbi pyetjet e drejta dhe legjitime tonat se:

A ka qënë i planifikuar ky takim?

Ku është protokulluar kërkesa për takim?

Pse u zhvillua pikërisht në datën e seancës së Teatrit?

Kush ka qënë objekti i bisedimeve?

Ku është protokolluar dhe kush ka mbajtur diskutimet midis palëve?

Pse nuk u bë publik takimi?

Pse nuk u bë publike objekti i bisedimeve?

Gjithashtu, kërkojmë nga struktura e SPAK, konfiskimin e të gjithë kamerave brënda dhe jashtë godinës së Gjykatës Kushtetuese si dhe të gjithë aparaturave të komunikimit   si celular, kompjuter, laptop dhe çdo provë tjetër të personave të dyshuar, të ambasadorit Soreca dhe Erion Veliaj,prova të cilat do të shërbejnë në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë në cënim të pavarësisë së pushtetit gjyqësor.

Duke ditur se Gjykata Kushtetuese, është një ndër institucionet më të larta të vëndit jo vetëm në kuadër të sistemit të drejtësisë pasi, sipas Ligjit Nr.8577 datë 10.02.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, në Nenin 19 “Marrëdhëniet protokollare”, pika 2 sanksionohet se: “Në marrëdhëniet protokollare Kryetari i Gjykatës Kushtetuese vjen menjëherë pas Kryeministrit”, shqetësimi ynë për një takim pa protokoll, pa transparencë dhe jashtë syve të publikut, EDHE nëse pranojmë versionin e ambasadorit Soreca se takimi ka patur në fokus plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese (dhe për këtë nuk ka asnjë rol Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese pasi kandidaturat propozohen nga KED ku znj. Tushe nuk është as Kryetare e as anëtare), dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi (aq më shumë që për këtë fakt takimi do duhej bërë publik), ka sjellë më shumë dëme se përfitime në interes të drejtësisë dhe po kështu edhe të publikut të gjërë.

Cënimi i besimit tonë për një vendim të drejtë dhe të papanshëm, iu shtua edhe më shumë nga sulmi që ambasadori Soreca i bëri denoncuesve për një takim që u pranua edhe nga vetë delegacioni.

Për këtë arsye, më datë 02.07.2021, ne paraqitëm një kërkesë pranë Gjykatës Kushtetuese, për përjashtimin nga vendimmamrrja e Kryetares së kësaj Gjykate (bashkëngjitur shkresës përcjellëse), për shkak të takimit të mbajtur larg rezonancës publike me ambasadorin Soreca dhe për shkak se asnjë nga të pranishmit në takim, nuk dha një informacion të zgjeruar me detajet e takimit.

E gjejmë me vënd T`Ju theksojmë faktin se, megjithëse Gjykata Kushtetuese me vendimin e datës 02.07.2021 na ka dhënë të drejtë, se ne si qytetarë të këtij vëndi të Republikës së Shqipërisë që aq shumë dëshirojmë të aderojmë në Bashkimin Europian, e shohim me shumë shqetësim sjelljen e përfaqësuesit të BE-së në Tiranë si lobues në favor të Kryetarit të Bashkisë Tiranë (dhe jo vetëm) në shkelje të plotë të parashikimeve të Konventës së Vjenës dhe konkretisht nenet 41 dhe 42, duke ulur dukshëm jo vetëm reputacionin personal por edhe atë të Delegacionit të Bashkimit Europian.

Shqetësimit tonë publik në lidhje me këtë takim “zyrtar” jashtë formatit standart të transparencës, jo vetëm që i duhej kthyer një përgjigje në lartësinë e shqetësimit publik në lidhje me efektet që ka prodhuar ky takim, por edhe një transparencë e plotë bazuar në dispozita ligjore në lidhje me protokollin e këtij takimi.

Për këtë arsye, i kemi nisur kërkesë si Presidentit të Republikës ashtu edhe Mi istes së Jashme dhe të Europës Olta Xhaçka, shpalljen e z. Soreca “Non Grada”.

Kujtojmë se shkelje të rënda të etikës dhe ndërhyrje në sistemin gjyqësor z. Soreca i ka të përsëritura. Mjafton thirrjen që bëri për të ankimuar vendimin e KPK për konfirmimin në detyrë të prokurores Elisabeta Imeraj, tregon se nga ana e ambasadorit Soreca po shkelet sistematikisht pavarësia e pushtetit gjyqësor, por edhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Nga ana tjetër, thirrja në zyrë dhe marrja përsipër nga ana e ambasadorit Soreca të punësimit të një vajze në sistemin e drejtësisë, në kundërshtim me gjithë kuadrin ligjor të punësimit në Repyblikën e Shqipërisë, ka ulur ndjeshëm besimin tonë dhe të publikut te ky ambasador.

Po kështu, të gjitha pretendimet tona të paraqitura më sipër, në lidhje më ndërhyrjen në sistemin gjyqësor dhe ushtrimin e ndkimit të paligjshëm në favor të Kryetarit të Bashkisë Veliaj, ditën e premte më datë 09.07.2021 ja kemi përcjellë Parlamentit Europian dhe disa eurodeputetëve, ku kemi kërkuar, “Fillimin e një hetimi administrativ, duke thirrur në interpelancë z. Luigi Soreca dhe, nëse vërtetohen të gjithë dyshimet tona të arsyeshme, të procedoni me heqjen e imunitetit dhe lirimin nga kjo detyrë”.

Bazuar në gjithë paraqitjen e mësiperme, është e vërtetuar katërcipërisht se z. Soreca ka ushtruar ndikimin e paligjshëm në Gjykatën Kushtetuese për qëllime korruptive në favor të Kryetarit të Bashisë Tranë Erion Veliaj.

PËR KËTOARSYE:

Në mbështetje të nenit 280 e vijues të Kodit të Procedurës Penale, nga ana e Organit të Prokurorisë Posaçme SPAK,

KËRKOJMË:

Fillimin e ndjekjes penale për personat e kallëzuar prej nesh, z. Luigi Soreca dhe Erion Veliaj për  kryerjen e veprave penale“Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë”, parashikuar nga neni 244/a i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës”  parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë”, parashikuar nga neni 259/a i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull