Përdorimi i lëngut të gjetheve të ullirit e ka origjinën e përdorimit tek Hipokrati, babai i mjekësisë.
Ato arrijnë të ndikojnë në organizëm më fuqishëm se shumë prej antibiotikëve të farmacive.
Këtu mund të përmendim disa tipe gripi, infeksione virale të mushkërive, por edhe goditje më të rënda shëndetësore.
Lëngu i gjetheve të ullirit arrin të bëjë mrekulli edhe ndaj infeksioneve.
Këtu vlen të përmendim vlerat e forta kundër infeksioneve në traktin urinar, por edhe te infeksionet post-kirurgjikale.
Një efekt surprizë i këtij çaji siç raporton AgroWeb.org, është aftësia për të normalizuar tensionin e lartë të gjakut.
Madje arrin edhe të ekuilibrojë nivelin e sheqerit në gjak, ndaj këshillohet fort për diabetikët.
Gjethet e ullirit përmbajnë një antioksidues shumë të fuqishëm që quhet taninë dhe që i jep gjetheve një shije të hidhur.
Gjethet kanë veti rrudhëse, tonike dhe kundër temperaturës së lartë.
Lëngu i gjetheve të ullirit përdoret me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës dhe rasteve kur shfaqen sëmundje të shoqëruara me temperaturë të lartë.
Falë vetive diuretike që përmbajnë këto gjethe, çaji i tyre është një nga mjekimet më funksionale të mjekësisë popullore.
Si ta përgatisni Lëngun e Gjetheve të Ullirit
Për të përgatitur lëngun nga gjethet e ullirit, AgroWeb.org ju tregon që duhet të përdorni gjethe të thata, ose të njoma në kushtet e shtëpisë.
Merrni një enë metalike, të cilën duhet ta mbushni me 300 ml ujë dhe ta vini të vlojë.
Kur arrihet pika e vlimit, hidhni një sasi prej rreth 20 deri 25 gjethe të thara të ullirit.
Uji së bashku me gjethet duhet të vlojë sërish për 4-5 minuta dhe më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.
AgroWeb.org ju këshillon që lëngun ta pini të ngrohtë pasi të shtoni lëng limoni dhe të tresni pak mjaltë.
Lëngu i gjetheve të ullirit ofron një shije mrekullisht të kënaqshme dhe të ëmbël, e cila e bën një zgjidhje që nuk duhet ta ndani nga vetja në çdo stinë.
Tri gota në ditë janë një sasi e këshilluar nga specialistët.