Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Gjirokastrës Ramiz Lala, KPA lë në fuqi vendimin e KPK

1 Minuta Lexim

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar pretendimet e Komisonerit Publik ndaj gjyqtarit të Gjirokastrës Ramiz Lala, i cili u konfirmua në detyrë më 26 korrik të 2019-ës.

Trupi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi me shumicë votash të lë në fuqi vendimin e KPK-së për konfirmimin në detyrë.

Njoftim vendimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 50/2019, datë 14.10.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 190, datë 26.07.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ramiz Lala.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 190, datë 26.07.2019 që i përket subjektit të rivlerësimit Ramiz Lala.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 12.07.2021.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull