Skandal/ Përdh*nimi i 19-vjeçares, policia greke ishte në dijeni

2 Minuta Lexim

Përdhunimet në Greqi janë shtuar shumë kohët e fundit dhe rasti aktual ka të bëje me një 19-vjeçare, e cila është përdhunuar nga një efektiv policie 39-vjeç.

Mediat greke raportojnë se ka dyshime qe policia greke të ketë qenë në dijeni të ngjarjes edhe më përpara, pasi edhe kur vajza bëri padinë ata vonuan rreth 24-orë për arrestimin e efektivit si dhe për transportimin e të resë në spital për të kryer ekzaminimet mjekësore. Policët e mbajtën 19-vjeçaren për orë të tëra në spitalin Gennimates pa e lejuar atë që të kontaktonte me avokatët e saj.

Këto fakte kanë bërë që të ngrihen dyshime që policia po mbronte autorin e ngjarjes pasi edhe kur vajza shkoi për të paditur ata nuk i morën deklaratë më shkrim asaj.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme ku efektivi i policisë donte të përdhunonte me dhunë 19-vjeçaren, pasi e kishte bërë shumë herë këtë gjë dhe vajza nuk i ishte bindur. Pas rezistencës që vajza i ka bërë, polici ka tentuar ta dhunojë atë dhe vajza është larguar duke kërkuar ndihmë tek një punonjës kafeneje në afërsi të lagjes. Pas arrestimit polici 39-vjeçar ka kërcënuar edhe kolegët e tij se do ti vrasë nëse ata e burgosin.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull