Meta vlerëson figura të shquara të kinematografisë shqiptare

1 Minuta Lexim

Me anë të një ceremonie solemne, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vlerësuar disa prej figurave të shquara të kinematografisë shqiptare. Presidenti ka vlerësuar regjisoren Xhanfize Keko së bashku me regjisorët Kristaq Dhamo, Andi Keko, Viktor Gjika dhe aktoren Edi Luarasi me dekoratën “Nderi i Kombit” për kontributin ndaj artit shqiptar.

Me rastin e ditëlindjes së kinematografisë shqiptare, presidenti Meta ka shprehur mirënjohjen për këta personalitete dhe kontributin e vyer të tyre.

Në fjalën përshëndetëse drejtuar familjarëve dhe personaliteteve të kinematografisë, të pranishëm në ceremoninë solemne, kreu i shtetit u shpreh se ata arritën të jepnin mesazhe të jashtëzakonshme, frymëzuese përtej fasadave të rreme ideologjike duke u paraqitur publikut filma të gdhendur në kujtesën e të gjithëve.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull