Detaje të reja nga sekuestrimi i 12 kg kokainë në Portin e Durrësit

1 Minuta Lexim

Ditën e sotme u dnalua një tjetër sasi droge e ardhur me kuti bananesh në portin e Durrësit. 11.650 gr është sasia e kokainës të sekuestruar sot në portin e Durrësit, të cilat ishin fshehur në një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori.

Ngarkesa kishte mbërritur dy ditë më parë nga Ekuadori, teksa policia e ka mbajtur nën vëzhgim dhe ditën e sotme teksa ka mbërritur shoferi për ta tërhequr kanë ndërhyrë.

Në lidhje me sasinë e drogës së sekuestruar është arrestuar Barjon Gumeni, vëllai nga nëna i Eduart Dautit, administratori i kompanisë “Alba Exotic Fruit”. Ndërkohë, personi i dytë i ndaluar, juristi i kompanisë, u la i lirë. Droga ka qene e vendosur në impiantin e kondicionerit, ndërkohë që ishte ambalazhuar në 14 pako

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull