NEÇO MUKO DHE LIBRI “L Y R A”

11 Minuta Lexim
Nga Timo MËRKURI –

Në vend të një falnderimi për Niko Kotheren
I- Emrin e Neço Mukos e kanë dëgjuar shumë veta sidomos admiruesit e këngës isopolifonike himariote, madje dihet fakti që: ai bashkë me një grup shokësh ndërmori dy udhëtime drejt Parisit, ku në shtëpinë diskografike PATHE inçizoi këngën e re himariote. Në këtë kontekst përmëndet me entusiazëm edhe emri i Tefta Tashkos si pjesmarëse në këto inçzime duke i atribuar shpesh herë rol më të madhe se sa ka patur realisht. Ndërkohë lihen në haresë emra që koha e djeshme donte “ti haronte” medoemos. U tentua të mbulohej me haresë edhe emri i vetë korifeut Neço Muko, por haresën mbi të e davariti vetë kënga himariote si dielli që davarit mjegullën. Pak veta, kryesisht njerëz të fushës së muzikës dhe artit gojor shqiptar dinin diçka mbi novacionin e Neço Mukos në këngën isopolifonike shqiptare ndërkohë që linin në heshtje kontributin e tij në lëvrimin këngën e lehtë, shqiptare, futjen në Shqipëri të këngëve të muzikës së lehtë të vendeve europiane, lëvrimin e serenatave në Shqipëri si dhe lëvrimin e parodive dhe skeçeve, aq të zakonëshyme për grupin. Nuk dinin shumë gjëra banorët e Sarandës ku grupi ushtroi aktivitetin e tij disa vjet radhazi e jo më të dinin nëpër qytetet e tjera të vendit.
II- Shumë gjëra mbetën enigmë mbi këtë grup djelmoshash të rinj me aktivitet në qytetin e Sarandës, por edhe sot në këtë qytet asgjë nuk të sjell në kujtesë grupin dhe aktivitetin e tij.. Asnjë rrugë nuk mba emrin e tyre, asnjë pllakë përkujtimore nuk kujton veprimtarinë e tyre artistike, madje shumë banorë nuk dinë ku ishte skena ku ata jipnin çfaqjet e tyre të përjavëshme. Të rinjtë këndojnë serenatat korçare dhe nuk e dinë se një pjesë e tyre kishin autor teksti Neço Mukon dhe ishin kënduar së pari në Sarandë. Nuk e dinë përbërjen e grupit, kush ju bashkua grupit në Paris, cilat këngë kënduan ata dhe si u rodhi jeta më pas. Ndërsa për ezistencën e librit “LYRA” të Neço Mukos numëroheshin në disa dhjetra ata që dinin diçka, se ata që e dispononin këtë libër numëroheshin me gishtat e dorës në krahinën e Vlorës, Himarës, Tepelenës, Sarandës dhe Gjirokastrës. Kjo edhe për vetë “fatin” e trishtë të librit të parë dhe të vetëm të Neço Mukos.
III- Libri “LYRA” u botua në Tiranë në vitin 1930 me një tirazh të kufizuar dhe përmbante
53 krijime të Neço Mukos të cilat ai i detajon në:-“Këngë moderne, popullore, patriotike, komik, sentimentale, satirike, monologë, komedira etj”, por ajo që duhet theksuar për këtë përmbajtje është fakti se: të gjitha krijimet janë inçizzuar në disqet e firmës PATHE në Paris dhe se të gjitha janë krijime të Neço Mukos. Pra veçse këngë himariote, të cilat mbajnë vulën e stilit novator të Neço Mukos, aty janë inçizuar edhe skeçe, këngë humoristike, satirike, komedi monologë të cilat më parë janë interpretuar në skenën e vogël të qytetit të Sarandës nga grupi i vogël i quajtur“Pif- Paf” që kishte në përbërje Neço Mukon, Koço Çakallin, Pano Kokaveshin dhe Andrea Balën.
IV- Realisht në pllaka janë inçizuar edhe këngë të muzikës së lehtë të këngëtarëve shqiptarë dhe të huaj që ju bashkëngjitën grupit në Paris si Tefta Tashko Koço –soprano- studente në Konservatorin i Monpellierit, nga Korça, Llambi Turtulli –tenor, student i artit të këngës në Milano nga Korça, Dhimitër (Mitro) Rumbo bariton amator, lindur në Stegopull, Tula (Aristula) Paleologu, Artiste e valles klasike “Odeon” në Paris, rumune si dhe orkestra e drejtuar nga Maestro Godfry Andolff- pianist.
V- Siç thamë libri “LYRA” u botua në vitin 1930 në Tiranë pas kthimit të grupit nga Parisi ku kishte realizuar inçizimet e udhëtimit të dytë. Në qoftë se përmëndim faktin që këto inçizime ishin të suksesëshme, duhet të shtojmë faktin se fati i disqeve dhe aparateve të gramafonit ishte shumë i trishtueshëm për arsye se: me të mbritur në portin e Sarandës, ato u bllokuan nga zyra e Përmbarimit. Arsyeja ishte se për këtë udhëtim dhe realizimin e inçizimeve Neço Muko kishte marë para borxh te një tregëtar, duke vënë si garanci pasurore pikërisht disqet dhe gramafonët. Gjyqi i dha të drejtë tregëtarit me argumentimin se ishte vonuar afati i shlyerjes së huas dhe antarët e grupit humbën burimin e vetëm financiar që shpresonin. Në këto kushte Neço Muko boton me numër të kufizuar librin e tij “LYRA” (Vol.I.) të cilin e kishte projektuar ta botonte në dy e më shumë vëllime. Shitja e librit eci shumë ngadalë sepse njerëzit e interesuar kishin blerë gramafonë dhe disqe me të cilat i dëgjonin këngët të inçizzuara pa qënë nevoja ti lexonin tekstet e tyre në libër, kështu që Neço Muko u detyrua ti çonte librat e mbetur te shtëpia e tij në Himarë ku edhe mbetën pas vdekjes së tij në vitin 1934. Në vitin 1940 në kohënn e luftës italo-greke shtëpia e tij u bastis dhe librat u flakën në rrugë e pellgje. Po ashtu librat (dhe fotografitë) që kishin antarët e tjerë të grupit nëpër shtëpitë e tyre u bënë objekt bastisjesh dhe sekuestrimesh të italo-gjermanëve dhe më pas të regjimit komunist. Ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se këto kopje të sekuestruara nuk u administruan zyrtarisht, që të mund të gjëndeshin. Fakti që asnjë kopje libri nuk gjëndet as në Biblotekën Kombëtare (sipas Niko Kotherja) e mbështet këtë
konkluzion.
VI- Një kopje të këtij libri e dispononte Niko Kotherja, aktualisht drejtor në Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, i cili mbi këtë bazë reale, me një pro-gram të detajuar dhe grup pune ndërmori nismën e rrallë të botimit anastatik të librit, shoqëruar me dy studime që plotësojnë mangësitë e dokumentimeve biografike të antarëve të grupit.
Kështu, duke kërkuar me këmbngulje arin të gjejë dhe dokumentojë jetën e Dhimitër Rumbos, aktivitetin e tij luftarak gjatë luftës Nac. Çl. dhe fatin e tij tragjik në 9 dhjetor 1959, peripecitë e dënimit të Pano Kokaveshit në vitin maj të vitit 1946 si dhe jetën artistike të Tula Paleologut.
Mbi bazën e librit original bëhet bën një botim anastatik i librit “LYRA”. Botim anastatik do të thotë një tip fotokopjimi të librit original, pa bërë asnjë ndërhyrje në tekst dhe në forma-timin e faqeve. Kështu ky botim ka dalur me gërmat dhe formatin e botimit të vitit 1930, duke ruajtur vlerat e tij origjinale, aq më tepër që libri nuk ka mungesa apo dëmtime faqesh apo pjesë tekstesh. Referuar mbi këtë botim shohim tekstin original të këngëve, pa ndërhyrjet e mëpasme (si psh te kënga “Vajz’ e valeve” në të cilën ndërhyri Petro Marko për ti dhënë tingë-llimën bashkëkohore vargjeve të këngës) si dhe numërin e vargjeve të kënduara dhe inçizuara nga vetë Neço Muko në firmën PATHE. Sqarojmë se tekstet e këngëve janë shumë të gjata ndërkohë që va5rgjet e inçizuara janë shumë të pakta.
VII- Sikur dhe me kaq të ishte mjaftuar Niko Kotherja dhe shokët e tij në Ministrinë e Kulturës, do t’u ishim mirënjohës për prurjen e librit, por ata e ka shtrirë më tejë punën e tyre kërkimore. Me një këmbngulje dhe pasion kërkuan dhe gjetën disa disqe të viteve 1929-1930, i trajtuan ato shkencërisht dhe “morën” prej tyre këngët në mënyrën më të mirë të mundëshme, duke i hedhur në një sidi që bashkëshoqërton librin. Janë dymbëdhjetë këngë të mbartura në gjëndje relativisht të mirë që përcjellin zërin original të këngëtarëve pikërisht në inçizimin e tyre në PATHE në vitet 1929-1930. Tejë vlerës sentimentale këto këngë mbartin e na tregojnë stilin e parë të këngës himariote të krijuar nga Neço Muko, sepse më von kënga himariote mori tingëllimën që i dha Dhimitër Varfi dhe ëmbëlsinë që i hodhi nëpër vijën melodike Katina Beleri. Kjo është një fushë e hapur për studime muzikore të këngës himariote, për ecurinë cilësore të vijës së saj melodike që i jep aq jetë, gjallëri e bukuri kësaj kënge. Na tregojnë zërin brilant të Tefta Tashkos, Dhimitër Rumbos e Llambi Turtullit në fillimet e tyre, zëra që nuk janë më poshtë në nivel se ai i artistët e tjerë si Tula Paleologu dhe Klea Georga.
Është një nga librat me një pasuri të pallogaritëshme, të gjithanëshme, që të mëson e tregon vizione të panjohura deri më sot.
Sarandë, më korrik 2021
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull