Bregdeti i Borshit i tejmbushur me mbeturina, kimikate dhe ujëra të zeza, pushuesit të alarmuar

1 Minuta Lexim

Në bregdetin e Borshit po hidhen mbeturina dhe po depozitohen ujëra të zeza dhe kimikate, gjë e cila ka alarmuar pushuesit të cilët kanë denoncuar rastin në Fax News.

Siç pushuesit shpjegojnë kjo ndotje është krijuar nga hedhurinat e trageteve të linjës Korfuz-Itali në zonën e bregdetit pranë lagjes Qazim Pali ku duken qartë hedhjet e ujrave te zeza, letrat higjienike, detersivet, shkumbezimet kimike toksike.

Këtu vetëm ujëra të zeza , kimikate dhe letra higjienike shihen në sipërfaqen e ujit, jemi shumë të shqetësuar sepse nuk mundemi as të kryejmë pushimet dhe mund të marrim ndonjë sëmundje”-shprehen pushuesit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull