Yll në ngjitje dhe dekorata në kohën e Saimir Tahirit/ Kush është Ilirjan Balla që u lëshua urdhër arresti nga SPAK

2 Minuta Lexim

Ilirjan Balla, shefi i sektorit të trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është një nga zyrtarët e ndaluar në kuadrin e një operacioni ndërkombëtar kundër drogës.

Ndaj tij është dhënë masa e arrestit të shtëpisë, në kuadër të operacionit ‘shpirti” që është zhvilluar në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë, ku u godit rrjeti i trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali.

Ilirjan Balla akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre, ndërsa ndaj tij është vendosur masa e sigurisë arrest shtëpie.

Po kush është Ilirjan Balla?

Ai është emrat që u promovua në strukturat e larta të Policisë së Shtetit, në muajt e parë të periudhës, kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Sajmir Tahiri. Në tetor të 2013, Balla u emërua drejtor qarku në Kukës, ndërsa 12 drejtuesit e qarqeve, u larguan nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, me një vendim politik.

Më pas Ilirjan Balla ka mbajtur detyrat e zv.drejtor të Policisë Vlorë, për tu transferuar më pas me të njëjtën detyrë në Dibër.

Në vitin 2017, ministri i Brendshëm i asaj kohe, Sajmir Tahiri, në një ceremoni të posaçme, do t´i akordonte Ilirjan Ballës edhe çertifikatën për Shërbime të Dalluara, të akorduara nga Drejtori i Policisë së Shtetit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull