Një në dhjetë gra vuajnë nga ky çrregullim seksual

3 Minuta Lexim

“Ç’rregullimi i dëshirës seksuale hipoaktive (HSDD) është një formë e zakonshme e mosfunksionimit seksual kur gratë nuk kanë fare ose pak dëshirë për të kryer marrëdhënie dhe kjo shkakton shqetësim,“- thotë Lauren Streicher.

HSDD mund të shfaqet si në elementet fizike dhe në ato psikologjike.

Vlerësimet konservatore thonë se 10% e grave kanë HSDD, por disa studime sugjerojnë se gjendja është diagnostikuar dhe kjo ndikon në më shumë se 33% të grave. Ja disa arsye mjekësore pse keni pak epsh seksual.

Shenjat që mund të keni çrregullim të dëshirës seksuale hipoaktive.

Antidepresantët në masë të madhe ulin dëshirën për seks dhe aftësinë tuaj për të përjetuar  orgazëm dhe ky është direkt një efekt anësor i këtyre medikamenteve.

“Do të thosha se 90% e grave në perimenopauzë kanë ulje të dëshirës seksuale“,- thotë Dr. Beall.

Dhe ky mund të jetë një problem i madh nëse partneri juaj është ende aktiv. Duhet gjetur e mesmja e artë për të dy partnerët.

Ju keni pasur përvoja traumatike në të kaluarën

HSDD mund të rrjedhë nga trauma të së kaluarës. Ose ngacmim, përdhunim, ose ndoshta duke u rritur në një atmosferë shumë fetare ku seksi është konsideruar si diçka e ndaluar.

Arsyet mund të jenë të shumta dhe kjo ndikon direkt në sjelljen tuaj seksuale.

Seksi është e dhimbshëm për ju

Një shkak i HSDD-së mund të jetë seksi i dhimbshëm, duke krijuar frikë ose një neveri për raportin intim. “Gratë me endometriozë, sëmundje inflamatore pelvike ose infeksione të tjera mund të kenë marrëdhënie të dhimbshme”, thotë Dr. Streicher.

Është e rëndësishme t’i drejtoheni gjinekologut tuaj për të trajtuar ndonjë kusht ekzistues ose për të diskutuar kur seksi fillon të bëhet i dhimbshëm. Mos e pranoni këtë si normale.

Si trajtohet çrregullimi i dëshirës seksuale hipoaktive?

I vetmi trajtim i miratuar nga Health Canada për HSDD është Addyi (flibanserin), i cili quhet “viagra femërore” sepse rrit dëshirën seksuale. Si një opsion tjetër, Dr. Beall sugjeron estrogjenin vaginal, veçanërisht për gratë në postmenopauzë.

“Zvogëlimi i dëshirës seksuale dhe thatësia është një recetë për mungesën e seksit, ndaj përdorimi i ovulave ose kremrave vaginal mund t’ju vijë në ndihmë”, thotë ajo.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull