Rama akuza BE: Europa s´mund të na tregojë se çfarë duhet të bëjë Rajoni

5 Minuta Lexim

I pranishëm në Forumin e Prespës që po zhvillohet në Ohër, Kryeministri Edi Rama i është referuar sërish dramës së Samuel Beckett, “Duke pritur Godonë”, si dhe historisë së dasmës dhe nuses që nuk vjen, për të përshkruar atë që po ndodh me integrimin evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Pak ditë pasi dy vendet e Ballkanit Perëndimor nuk arritën të merrnin një datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, Rama ka shprehur zhgënjimin me BE-në në fjalën e tij, kur tha se tani nuk e ndien më fare siç e përjetonte më parë pritjen e një përgjigjeje nga Bashkimi Evropian.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare iu drejtua liderëve të tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor duke iu thënë se me rëndësi është vijimi i bashkëpunimit për të krijuar lehtësi në qarkullimin e qytetarëve në pikat kufitare dhe lëvizjes së lirë të mallrave. E për ta bërë këtë theksoi Rama, ‘nuk kemi pse të presim BE-në’.

Pjesë nga fjala e Ramës:

E përmendët momentin e dramës së Samuel Beckett ku njëri nga të dy flasin a do shkojmë e tjetri përgjigjet hajde shkojmë, ndërsa Beckett thotë ata nuk shkojnë askund.

Në masë të madhe kjo është ajo që na ndodh, por të jem i sinqertë me ju e më gjithë të tjerët tanimë nuk e ndiej më atë, fare, e jam tepër serioz në këtë drejtim

s’e them këtë sa për të thënë diçka, por me të vërtetë, më nuk e ndiej fare, nuk e pres e nuk e ndiej atë që e ndieja paraprakisht kur filloi.

Meqë e dini mund të organizohet dasmë e mirë një herë, që çdo gjë të duket shkëlqyeshëm e nusja në fund nuk paraqitet, këtë mund ta bëni dy herë, duke u lëshuar përsëri në vendosjen e skenarit të bukur me zbukurime, muzikë mysafirë, ushqim e çdo gjë tjetër, e nusja përsëri nuk vjen e atëherë thjesht e tregoni fjalën me E në maqedonisht e nuk organizoni dasmë, e prandaj nëse ndodh që të vijë nusja ndonjëherë do përpiqeni ta bëni në atmosferë të relaksuar

Ndaj i thashë Zoranit muzika e zakonshme që vinte e dëgjonte nga Evropa është që duhet të vazhdojmë meqë e zgjodhëm, ne nuk e zgjodhëm këtë rrugë për asgjë tjetër përveç vullnetit tonë të fuqishëm personal. Kjo është rruga e vetme e kjo s’bën fjalë që Shqipëria e Maqedonia e Veriut të paketohen e të futën në anije e të dërgohen në Evropë.

Bëhet fjalë për ndërtimin këtu në vendet e shtetet tona që funksionojnë si cdo vend tjetër i BE, e pastaj a do jemi apo jo pjesë e BE kjo nuk varet prej nesh, kjo gjë nuk është në duart tona, ne nuk jemi ata që vendosim pa marrë parasysh çka në lidhje me këtë.

Megjithatë ne mund të bëjmë shumë punë derisa kjo pjesë e dytë e Samuel Beketit mund te realizohet ne mund të bashkërisht të bëjmë presion që çështjet të jenë më të mira për përmirësimin e ekonomive tona dhe krijimin e hapësirës më të madhe për sipërmarrësit e të rinjtë tanë.

Meqë të izoluar e duke mbetur me shpinë drejt rajonit mund të themi që jemi tepër të vegjël por të bashkuar. Jeni në masë të arsyeshme mjaftueshëm të mëdhenj do thoja. T’i falënderohemi Zotit që nga njera anë Evropa s’mund të na tregojë se ç’mund të bëjmë në këtë rajon e nga ana tjetër ne mundemi përmes veprimeve tona tua lehtësojmë jetën të gjithë njerëzve që jetojnë këtu.

Pse duhet të presim të bëhemi vende anëtare që të bëjme tregti e ajo të rrjedhë pa barriera, pa pritje mijëra vjet, pse duhet të presim BE që të bëhemi pjesë e BE që të kemi lëvizje të lirë të njerëzve me letër njoftime të kemi qarkullim të kapitalit e mallrave, të kemi sistem në sportelet e kufijve që ti shndërrojmë kufijtë të hapur dhe të lira. Kuptohet që këtë mund ta bëjmë edhe vetë. Duhet të vijojmë të lëvizim në këtë drejtim.

Kuptohet do vijojmë ta bëjmë me zbatimin e reformave e standardet çdo vit, por kjo s’varet prej nesh. Nëse BE do e marrë vendimin që presim, por kjo tjetra varet nga ne e me rëndësi të kuptohet që njerëzit e këtyre vendeve kanë vështirësi gjatë kalimit të pikave kufitare.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull