Nga ‘Forumi i Prespës’ ku po merr pjesë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për integrimin evropian në BE, ku shprehet se, nuk duhet akuzuar vetëm BE pasi dhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë shumë probleme dhe duhet që të bëjnë detyrat e shtëpisë.
Duke nënkuptuar Serbinë, Kurti thotë se pakënaqësia ndaj BE nuk duhet të instrumentalizohet nga vende që nuk e duan NATO-n si dhe mbështesin Federatën e Rusisë.
Pjesë nga fjala e Kryeministrit Albin Kurti:
”Kemi histori të përbashkët, kemi luftuar në luftëra të njëjta. Në vend që të vazhdojmë të ndihemi të frustruar, duhet të pyesim veten çfarë ardhmërie dëshirojmë, dhe çfarë duhet të bëjmë të arrijmë aty. Vetë ne jemi larg të qenit të përkryer. Nëse shohim brenda, një instrospeksion, do të vërejmë që kemi shumë probleme.
Ekzistojnë luftëra me pushtetet autoritare, kundër monopoleve kriminale, kundër thyerjes së shtetit të së drejtës. Aktrimi se mund të ndërtojmë shoqëri demokratike nëse ndryshojmë situatën duhet të shohim nga ne. Për pyetje duhet të drejtohemi për të pasur përgjigje.
Edhe ne duhet të bëjmë punën tonë të shtëpisë. Ajo që nuk duhet të bëjmë ti ikim përgjegjësive dhe në fund të krijojmë më shumë konfuzion. Pakënaqësia me BE nuk duhet të instrumentalizohet nga vende që nuk e duan NATO-n, apo e mbështesin Federatën e Rusisë. Në Tiranë, propozova një kornizë që sjell progres për të gjithë. E para është demokratizimi i rajonit. Ne më shumë se çdo kush tjetër e kuptojmë vlerën e lirisë. Duhet të kemi demokraci të institucionalizuar, e cila pushteti të jetë në duart e popullit.
Edhe ekonomia është e rëndësishme. Ja pse ne si demokratë promovojmë demokraci sociale. Siç i duhet lirisë demokracia, demokracia ka nevojë për drejtësi. E dyta është siguria, duhet të flasim shumë nëpërmjet anëtarësimit në NATO mund ti përgjigjemi çështjes së sigurive në rajon, në 4 vitet e ardhshme e kemi një President të SHBA që ka njohuri të thella për Europën.
Duhet edhe uniteti i Europës. BE do e forcojë kohezionin e saj dhe do ulë kërcënimet nga jashtë dhe do forcojë kufijtë. Na duhet ende më shumë përpjekje. Nuk mjafton që vendet tona të përgatiten për aderim në BE. Zona e lirë tregtare do të mund të vazhdojë sepse e sheh rajonin si reformë. Mund të arrihet nëpërmjet bashkëpunimit të BE dhe SHBA. ”– tha Kurti.