Yuri Kim ‘i jep një dorë’ SPAK-ut, i dhuron BKH-së 100 mijë dollarë pajisje për të kryer më mirë detyrën

1 Minuta Lexim

Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë bën me dije se, gjatë vizitës së djeshme në SPAK, ambasadorja Yuri Kim i ka dhuruar mbi 100 mijë dollarë në pajisje hetimore Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ndër të tjera, ambasadorja Kim përsëri edhe njëherë mbështetjen që SHBA i jep SPAK, ndërsa i nxiti ata të vijojnë në punën e tyre të vështirë, cila është thelbësore për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Postimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë:

Ambasadorja Yuri Kim vizitoi SPAK, ku qeveria amerikane dhuroi dje mbi 100,000 dollarë në pajisje hetimore për BKH-në. Ambasadorja përgëzoi grupin e hetuesve, aktualisht në trajnim, të cilët u përzgjodhën nga qindra aplikantë pasi përfunduan me sukses një proces shumë selektiv dhe rigoroz, që përfshinte testime me shkrim, verbale, dhe të aftësisë fizike; verifikime të pasurisë, si dhe kontrolle të së kaluarës dhe integritetit të tyre. Ajo përsëriti mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i nxiti ata të këmbëngulin në punën e tyre të vështirë, e cila është thelbësore për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull