Rita Ora, Taika dhe aktorja Tessa Thompson u fotografuan pak kohë më parë duke u puthur të tre, të ulur në ballkon.
Regjisori Taika Waititi, i dashuri i Rita Orës, u pyet për këtë skenë gjatë një interviste të fundit. Sipas Waititi-it vëmendja që morën fotot ishte e madhe, por s’kishte asgjë të jashtëzakonshme aty.
“Në botën e internetit çdo gjë merret vesh shpejt. Gjithsesi, unë s’po bëja asgjë gabim. Nuk ka kurrfarë problemi.”– u përgjigj ai dhe e mbylli me aq.