Shtohet frika e Luftës së tretë botërore pasi Kina duket se është zotuar të pushtojë Tajvanin dhe shpjegon me detaje sesi ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.
Në një artikull të publikuar nga mediat e kontrolluara nga shteti hidhet një shikim mbi planin me tre faza, i cili i hap rrugën një force pushtuese që të mësyjë ishullin. Faza e parë parashikon sulme me raketa balistike ndaj aeroporteve, bazave antiajrore dhe qendrave të Komandës në të gjithë Tajvanin.
“Goditja e aeroporteve do të vazhdojë derisa trupat kinezë të përfundojnë sulmin e tyre tokësor. Në fazën e dytë, raketa kruiz YJ-91 dhe CJ-10 do të lëshohen nga toka, nga luftanijet dhe nga nëndetëset. Në shënjestër do të jenë veç baza ushtarake edhe depot e municioneve, infrastruktura e komunikimit dhe rrugët kryesore.
Në betejë do të angazhohen dhe dronë. Në fund, luftanijet dhe forcat tokësore do të zhdukin çdo pengesë të mbetur, të ndihmuar nga trupat e marinës dhe zbarkimi me mjete amfibe. Tensionet mes Kinës dhe Tajvanit janë ashpërsuar së tepërmi. Ishulli, i cili qeveriset në mënyrë demokratike, shihet nga Kina si territor i saj dhe muajt e fundit Pekini e ka shtuar ndjeshëm aktivitetin ushtarak pranë tij.”