Shpërthen bombula e gazit, 4 të plagosur në Velipojë/ Detajet

1 Minuta Lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Velipojë, ku si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Nga të dhënat e para mësohet se shpërthimi i bombulës ka ndodhur në familjen Gjoka, rreth orës 07:05 të mëngjesit të sotëm.

Si pasojë e shpërthimit dhe flakëve kanë mbetur të dëmtuara A. Gjoka, 30 vjeçe, D. Gjoka, 18 vjeçe, K. Gjoka, 15 vjeçe, dhe i mituri E. Gjoka, 11 vjeç.

Të dëmtuarit do të dërgohen për mjekim të specializuar në Spitalin e Tiranës, pasi kanë djegie të konsiderueshme dhe gjendja e tyre shëndetësore është kritike.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull