Nderi i Kombit Shqiptar Lefter Çipa, Mjeshtri i Madh i Polifonisë plotëson amanetin e tij në VATËR.
Të Shtunën me datë 3 Korrik 2021 në Selinë Qëndrore të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, nipat e Lefter Çipës, Akri Çipa dhe Orest Çipa sollën në VATËR librat të lëna amanet për VATRËN, me dedikim personal të Lefter Çipës pak ditë para se ai të ndërronte jetë. Botimet më të spikatura të poetit të ndjerë Lefter Çipa: “Bejke e Bardhë”, “Shqipëri moj ballëhapur”, “Ju dua si malli i zemrës”, “Njerëz me dritë” do të zënë përherë një vend nderi në Bibliotekën e VATRËS. Rapsodi dhe poeti i madh i polifonisë, Lefter Çipa u lind në Pilur, në 14/02/1942. Lefter Çipa është autor i librave poetikë:
• “Bejke e Bardhë” – (1976);
• ̈ “Shqipëri moj ballëhapur” – (1980);
• “Dheun tim përsipër marr” – (1989);
• “Bilbilat e vendit tim” – (1990),
• “Polifonia dhe vjershërimi i polifonisë” – (1994);
• “Bilbili që këndon vetëm” – (1999);
• “Për Kosovën prapë do ngrihem” – (1999);
• Tre vëllime në vitet 1993-94-95 “Kënga që tret lotin”,
• “Këngët e Akroqeranit” – (2002)
• “Kënga që tret lotin” – (2002)
• “Këngët e Ruzanës” – (2004)
• “Flet princi i polifonisë Lefter Çipa” – (2007)
• “Engjëj të polifonisë” – (2009)
• “Princi i dashurisë” – (2010)
• “Vij nga drita” – (2014)
• “Këngët e atdheut tim” – (2014)
• “Ëndrra nëpër duar” – (2017)
• “Ju dua si malli i zemrës : vjershërim shpirtëror për polifonët dhe vendin tim, Pilur” – (2018)
• “ Njerëz me dritë”, doli nga botimi në datën 15/02/2021. Poezia e Lefter Çipës është përfshirë në 15 Antologji të ndryshme të poezisë shqipe. Pjesë të zgjedhura të veprës së tij, janë përkthyer në disa gjuhë si anglisht, frëngjisht, italisht, greqisht etj. Lefter Çipa do të mbetet përjetë në memorien dhe trashëgiminë polifonike, kulturore dhe historike shqiptare.