20-vjeçari pi një shishe vodka, shkon për të fjetur dhe nuk zgjohet më kurrë

1 Minuta Lexim

Një nënë tregoi historinë tragjike të djalit të saj vetëm 20-vjeç i cili humbi jetën Tetorin e shkuar në Britani. Mikey Cunniffe ishte mbledhur me shokët e shtëpisë duke parë video në YouTube, kur piu një shishe me vodka dhe gjeti vdekjen.

Pavarësisht përpjekjeve të miqve për ta shpëtuar, 20-vjeçarin e zuri gjumi dhe nuk u zgjua më kurrë. Mjeku ligjor përcaktoi se i riu vdiq për shkak të helmimit nga alkooli.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike The Sun, nëna e tij, Chrisie Yates vendosi ta ndajë historinë e të birit, për të paralajmëruar të rinjtë, që të bëjnë kujdes, ndërsa rrëfeu se Mikey pinte shumë rrallë alkool.

“Ai po shijonte jetën. Kishte kaluar një natë të bukur me miqtë e tij. Shkoi për të fjetur dhe nuk u ngrit më, por të paktën nuk pati dhimbje. Ishte një djalë i mbarë, i zgjuar dhe me këmbë në tokë. Ishte shumë zemërgjerë…”, tha nëna e tij mes të tjerash.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull