Kryeministri Edi Rama ka thërritur në një mbledhje të gjithë kryetarët e bashkive në vend, që drejtohen nga përfaqësues të PS-së.
FaxNeës mëson se takimi lidhet me transparencën dhe uljen e korrupsionit në nivel lokal. Të pranishëm janë të gjithë kryebashkiakët socialist përveç Dritan Lelit, kryebashkiakut të Vlorës i cili ka refuzuar ftesën për arsye personale.
Mbetet ende me pikëpyetje nëse në takim ka shkuar kryebashkiakja e vetme e opozitës Voltana Ademi, apo pazgjedhur të refuzojë si homologu i saj i Vlorës.
Ky takim i Ramës me të zgjedhurit vendorë vjen dy ditë pasi ai firmosi shkarkimin e kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, i cili u arrestua me urdhët të SPAK-ut.
Tushe akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dhënien e një tenderi me vlerë 24 milionë lekësh të rinj për rehabilitimin e një kanali vaditës në fshatrat e Lushnjes.
Menjeherë sapo SPAK komunikoi arrestimin e tij, Rama tha se PS nuk do të marrë askënd në mbrojtje, dhe secili prej tyre duhet të paraqitet vetë përpara drejtësisë.
I njëjti fat duket se pret secilin prej kryebashkiakëve me probleme me ligjin.