Kolumbia jep detaje të të dyshuarëve në vrasjen e presidentit të Haitit

1 Minuta Lexim

Policia kolumbiane thotë se qytetarët e saj të përfshirë në vrasjen e presidentit të Haitit Jovenel Moïse janë rekrutuar nga katër kompani dhe kanë udhëtuar në vendin e Karaibeve në dy grupe përmes Republikës Domenikane.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara thanë se do të dërgojnë zyrtarë të lartë të FBI-së dhe Sigurisë Kombëtare për të ndihmuar në hetime. Shefi i Policisë Kombëtare të Haitit, Léon Charles, tha se 17 të dyshuar janë arrestuar lidhur me vrasjen e presidentit Moïse që tronditi vendin tashmë të pllakosur nga varfëria, dhuna e përhapur dhe paqëndrueshmëria politike.//VOA

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull