Në një kohë kur jemi në kulmin e sezonit turistik, situata nuk duket aspak pozitive në Golem të Kavajës, ku plehrat kanë ‘mbytur’ rrugët e qytezës, ndërsa tanimë u kanë zënë rrugën jo vetëm këmbësorëve, por edhe makinave, të cilët duhet të devijojnë për të mos ‘u përplasur’ me malin e mbeturinave dhe erën aspak të këndshme që ato shkaktojnë.
Në redaksinë e ‘Fax News’ kanë ardhur disa foto nga turistë në zonën e Golemit, të cilët shprehen se situata nuk është aspak e pranueshme. Problematika e mbeturinave na qytetin e Durrësit dhe rrethinat e saj ka nisur prej disa kohësh tanimë, ku nuk kanë qenë të pakta reagimet në lidhje me këtë çështje, por të vetmit që ‘nuk e vënë ujin në zjarr’ janë institucionet e qeverisjes vendore në këtë qytet, të cilët bëjnë një vesh shurdh e një sy qorr, dhe kjo neglizhencë shkakton të tilla pamje, aspak mikpritëse, jo vetëm për turistët vendas, por edhe për ata të huaj.
Për më tepër shikoni fotot e mëposhtme: