Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) bëri të ditur se çmimet globale të ushqimit gjatë muajit qershor ranë për herë të parë pas 12 muajsh.
Pas rritjes 12 mujore radhazi, Indeksi i Çmimeve të Ushqimit ra për 2,5 për qind nga maji, duke arritur në mesatarisht 124,6 pikë në qershor.
”Shifra akoma qëndron në 33,9 për qind mbi nivelin e saj në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, tregojnë të dhënat.
Rënia vjen nga rënia e çmimeve të vajrave bimorë, drithërave dhe, megjithëse të moderuara, produkteve të qumështit.
Indeksi i çmimit të drithërave ishte më i ulët për 2,6 për qind nga maji, por duke mbetur 33,8 për qind më i lartë se vlera e tij në qershor 2020.
Indeksi i çmimit të qumështit ra me 1 për qind gjatë së njëjtës periudhë kur shënuan rënie kuotimet ndërkombëtare për të gjitha produktet e qumështit të përfaqësuara në indeks, ku gjalpi regjistroi uljen më të lartë.
Nga ana tjetër, indeksi i çmimeve të mishit u rrit për 2,1 për qind për muajin e nëntë radhazi në qershor, por përsëri duke mbetur 8,0 për qind nën majën e saj të arritur në gusht 2014.
Indeksi i çmimit të sheqerit gjithashtu u rrit me 0,9 për qind në bazë mujore në qershor, duke shënuar rritjen e tretë radhazi mujore dhe duke arritur majat e reja shumëvjeçare.//ATSH