“Ky është momenti kur (trupat qeveritare afgane) të forcohen dhe të mbrojnë vendin e tyre,” tha zoti Kirby në emisionin “Fox News Sunday”. “Ky është një moment përgjegjësie.”

Për gati dy dekada, SHBA ka furnizuar Afganistanin me miliarda dollarë armë për t’u mbrojtur, por me vendimin e zotit Biden për të tërhequr trupat amerikane nga vendi deri më 31 gusht, kontrolli i vendit është gjithnjë e më i pasigurt.

Kryengritësit talebanë thonë se ata tashmë kontrollojnë 85% të vendit, një pretendim i kontestuar. Por zoti Kirby nuk e mohoi një vlerësim të Fox News se 13 milionë afganë jetojnë nën kontrollin e talibanëve, 10 milionë nën sundimin e qeverisë afgane dhe 9 milionë në rajone të kontestuara.

SHBA ndërhyri në Afganistan për herë të parë në 2001 për të goditur bazat ku u stërvitën terroristët e al-Kaidës për të kryer sulmet me avionët e rrëmbyer më 11 shtator ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë të Nju Yorkut dhe ndaj Pentagonit, që shkaktuan vdekjen e gati 3’000 vetëve.

Megjithë tërheqjen e trupave amerikane, zoti Kirby tha se komandantët amerikanë do të ishin në gjendje të këshillonin forcat afgane nga bazat e vendeve të tjera. Por forcat amerikane dhe të NATO-s janë larguar pothuajse plotësisht nga Afganistani.//VOA