Ndarja nga jeta e Uran Kostrecit, Basha dedikim prekës

1 Minuta Lexim

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar në rrjetin social ‘Facebook’ në lidhje me ndarjen nga jeta të poetit dhe shkrimtarit të njohur Uran Kostreci.

Në postimin e tij Basha shprehet se ndarja nga jeta e Kostrecit është një lajm shumë i trishtë dhe thekson se për të ka qenë një privilegj shumë i madh që ta njihte nga afër kampionin e qëndresës antikomuniste.

Postimi i plotë: Lajm shumë i trishtë largimi nga jeta i Uran Kostrecit. Për mua ka qenë privilegj ta njoh nga afër kampionin e qëndresës antikomuniste, këtë dëshmi të gjallë të asaj kohe të errët, një burrë që shumë vite i kaloi në kalvarin e burgjeve komuniste, por që nuk u përkul kurrë në idetë e tij për lirinë.

Urani i bëri regjimit komunist qëndresë me poezitë e tij, e deri ditën e fundit jetoi si shpirt i lirë, me dëshmitë dhe poezitë e tij, që në çdo rresht ishin dëshmi e një zemre të madhe, pa mëri e plot dëshirë për të dhënë më të mirën nga vetja. Do të na mungosh, u prehsh në paqe Uran!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull