A janë nën hetim për drogë zyrtarët e lartë të policisë në Elbasan? Reagon ShÇBA

1 Minuta Lexim

Njoftimi i plotë i policisë: Lidhur me lajmin e publikuar në disa portale informative se SHÇBA po heton rreth 20 punonjës policie në DVP Elbasan për përfshirje në kultivimin e kanabisit, sqarojmë opinionin publik se ky informacion nuk ështe i vërtetë.

Theksojmë se nga analizat e kryera nga SHÇBA, qarku i Elbasanit klasifikohet në nivel me risk të ulët sa i përket kultivimit të bimëve narkotike.

SHÇBA mbetet e hapur për të bashkëpunuar me të gjitha mediat në kuadër të transparencës me publikun.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull