Romanca mes Irina Shayk dhe Kanye West ka përfunduar papritur, ashtu siç filloi!
Burimet për Page Six kanë bërë të ditur se Kanye i kërkoi Irina-s të shkonte në Paris për një shfaqje mode me të, por modelja e refuzoi.
“Ajo e pëlqen atë si një mik, por nuk dëshiron një marrëdhënie me të,” thotë burimi, duke shpjeguar se Irina i tha jo udhëtimit, në mënyrë që të shmangte titujt e gazetave e portaleve. “Ajo nuk dëshiron lajme në shtyp se mes tyre ka një romancë, gjë që do të kishte ndodhur nëse do të shkonte në Paris me të. Do të kishte pasur edhe një muaj tjetër lajme që flisin për lidhjen e tyre.”
Dyshja u pa për herë të parë së bashku në Provence të Francës, në qershor, për të festuar ditëlindjen e 44-të të West. Herën e fundit që ata u panë së bashku ishte duke zbritur nga një avion në SHBA, pasi u kthyen nga udhëtimi në Francë.
Megjithatë, një burim për Page Six tha se ajo shkoi në festën e tij të ditëlindjes si një shoqe dhe se kishte 50 njerëz të tjerë të pranishëm. Burimi thotë se Shayk është e lumtur që është vetëm për momentin.
“Ajo nuk dëshiron të lidhet me askënd tani. Ajo është e lumtur që është beqare,” thotë burimi.
Shayk dhe West janë miq prej vitesh. Ajo ka modeluar për markën e West, Yeezy, dhe u shfaq në videoklipin e tij të vitit 2010, “Power”.