Rama në krah të Vuçiç: Vetëm Kosova dhe Bosnja nuk e duan mini-Schengenin

3 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama është ndalur te debati i Mini-Schengenit ditën e sotme në edicionin e 23-të të “Symi Symposioum” të mbajtur në Athinë këtë të mërkurë.

Rama u pozicionua në krah të Presidentit të Serbisë dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, që e kishin kuptuar rolin e kësaj iniciative, që sipas Kreut të Qeverisë shqiptare, është për të mundësuar lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Mirëpo Rama nuk la pa përmendur Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën që sipas tij nuk pranojnë të bëhen pjesë e kësaj iniciative, duke shtuar se nuk arrin ta kuptojë arsyen.

“Humbëm disa vite pasi Aleksandër Vuçiç kërkonte lëvizjen e lirë të mallrave dhe kapitalit por jo të njerëzve, për arsyen e thjeshtë sepse nëse do arrihej kjo atëherë nënkuptonte që kufiri midis Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte praktikisht formal.

Ai ndërkohë e hodhi hapin më tej, sepse i thashë nëse nuk e pranon plotësisht për të katërta liritë atëherë ne po bëjmë sërish atë që kemi bërë gjatë gjithë historisë tonë, karikatura e origjinalit. Jo ne nuk mund ta bëjmë këtë. Kështu që më në fund u ra dakord. Kjo hap një horizont të jashtëzakonshëm mundësish.

Dhe ta mendosh që Kosova, Albini nuk është këtu për të bërë Godonë, dhe Bosnja nuk duan. Përse? Si mund të mos duash diçka që të bën të lirë. Ajo që kemi rënë dakord me Zoran dhe Aleksandrin kjo nuk është si BE-ja. Autostradat mund të mos sjellin demokracinë, por demokracia pa autostrada është një rrëmujë që shkon për dreq.

Thamë le ta bëjmë të tre jo për të ndarë të tjerët, por për të thënë kush do të bëhet pjesë është i mirëpritur dhe i mbështetur vetëm në baza dypalëshe dhe jo në konsensus. Është shumë e qartë që Serbia nuk mund të thotë ose me të gjitha ose me askënd. Kjo mund të na lejojë të ecim shumë larg.

Çfarë nënkupton të jesh i izoluar nga BE dhe mes vetvetes. Ka teori konspirative që kjo ështe Jugosllavia e re. Nuk është kështu”, theksoi Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull