Shtyhet gjyqi për dhëndrin e Qazim Sejdinit, ja arsyeja

1 Minuta Lexim

Është shtyrë seanca e radhës gjyqësore kundër Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Sanxhaktari, akuzohet nga prokuroria e këtij qyteti për veprën penale të “Vrasjes me dashje”, kryer në bashkëpunim të shokut të tij, Florian Lamçe.

Shkak për shtyrjen është bërë një kërkesë e avokatëve mbrojtjes se hetimet janë të paplota dhe se çështja duhet të kthehej sërish për rihetim.

Ndërsa një nga avokatët e tjerë në këtë çështje, është shprehur përpara gjyqtares Matilda Fetahu, se nuk ishte njohur ende me dosjen penale.

Në këtë çështje prokuroria e Elbasanit, përfaqësohet nga prokurori Gentian Abazaj, i cili është autorizuar për të ndjekur gjykimin e 4 të pandehurve, nga Drejtuesi i prokurorisë, Kreshnik Ajazaj, që ka kryer hetimin e dosjes.

Për vrasjen e Florian Lamçes janë vënë nën akuzë Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari, ndërsa Amadeus Lamçja dhe Mehmet Muça, janë vënë nën akuzën e “Moskallëzimit të Krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Kallëzimit të rremë”./ Ora News

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull