PËRGJIMET – “U këputen në by*** këto”/ Avokatja e shqetësuar se Rovena Voda nuk ishte e kënaqur me ‘bakshishin’

5 Minuta Lexim

Detaje të reja zbardhen nga hetimet në ngarkim të ish-zëvendësministres së Brendshme Rovena Voda dhe dy të pandehurave të  tjera të çështjes, Majlinda Hasani dhe Florinda Beu.

Të trija akuzohen për ushtrim të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike dhe janë lënë në arrest shtëpie nga gjykata.

Në dosjen e SPAK zbulohen përgjimet që tregojnë se pasi i ka dhënë një shumë prej 1000 eurosh ish-zëvendësministres për ti siguruar një punë në ministri, një nga të pandehurat shprehet e shqetësuar se mos ndoshta Voda priste më shumë para.

Në një bisedë mes të dyjave, Florida, avokate dhe biznesmene në Durrës, i thotë Majlindës se Rovena mund të ketë menduar “do ketë thënë u këputen në b…” pas marrjes së 1000 eurove.

Ndërsa Majlinda (edhe ajo me profesion avokate) ja kthen: Po prit mi njëherë se për një llaf një mijë euro, se s’po i presim, s’po na bën ministre…

Pjesë nga përgjimet e SPAK:

Më datën 25.02.2020, ora 17:31:29 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:

Florida: Më ngeli mëndja mos donte më shumë kjo.

Majlinda: Moj ti je budallaqe edhe aq e ka shumë, rri urtë njëherë se po i hyj njëherë ta hap atë kokën ashtu si di vetë.

Florida: Kam hall e mos donte më shumë që të paktën të na vej në një vend tamam.

Majlinda: Ja thashë unë tashti e do ik-i prap t’ja them, dëgjo këtu se ajo pesëqind mijë lekë do marri do ja dy vjet ti laj këto që do ju japi juve jo vjen PD, PS e heq gocën i them, mos më cani …..

Rri ti se flas vetë unë e hap gojën mirë.

Florida: Se di sa jepet në këto raste?

Majlinda: Mirë me e ke edhe dy do japësh asaj

Florida: Po pra tamam.

Majlinda: Ti hic.

Florida: E më thotë mua më

Shënim: Biseda vazhdon pa interes

Florida: Deri në katër do ja arrij thashë, në ora dy tha Rovena.

Majlinda: E në ora dy, në dy jam në Durrës se as vetë nuk doli, a e do vë, tashti që i mori ajo do i ha… unë, Rovi.

Florida: Kam hall … mos ka prit naj dyshe.

***

Më datën 26.02.2020, ora 09:09:23 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Mallinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:

Majlinda: Mos harro orën dy moj.

Florida: Nuk harroj moj si do harroj.

Majlinda: Se e duam shpejt ne.

Florida: Ajo tha në ora dy do ja kujtoj po ca tha për nesër

Majlinda: Se duhet të aplikoj shpejt.

Florida: Po ca tha për të nesërmen, nesër pastaj hajde më tako.

Majlinda: Hë thuaj ti ça t’i them se i them unë..

Florida: Ajo tha më shkruaj nesër mos të harroj. ”Rovi mos harro”.

Majlinda : Të premten më tha ajo mua.

Florida: E më tha për të nesërmen hajde në Tiranë.

Majlinda: Jo, jo për sot do i shkruj që të takoj ate. Florida: Për sot po pra po për nesër

Majlinda: Mos do ikshim të takoshim këtë Albanën.

Florida: Ose takoje tha ose hajdeni në Tiranë tha flasim.

Majlinda: OK ashtu e bëjmë, nga darka, nga ora 5 I shkojmë në zyrë dhe i themi shiko, po u fut ajo në ministri, nuk e lejmë me kaq.

Po ashtu, SPAK ka fiksuar edhe bisedën mes Majlinda Hasanit dhe Florida Beut, të cilat theksojnë se Voda i kishte kërkuar që zarfin t’ia fusnin në çantë, “pasi aty kishte kamera gjithandej”.

Florida: Si tha Rovena dje ma jep në çantë.

Majlinda: Qyqa ka kamera këtu, bjere bjere çantën tha.

Florida: Ajo qe t’u thone po bjeri mi kështu ca çante.

Majlinda: Po mi po bjere edhe ashtu mund t’ja jepnim.

Florida: Çantë thotë kjo, atë dite tha vetëm Albanës jepi ndonjë gjë se për mua s’ka problem, ndjehem hiles, do ketë thënë u këputen në b…

Majlinda: Po prit mi njëherë se për një llaf një mijë euro, se s’po i presim, s’po na bën ministre, gati isha unë të hapja…

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull