Çfarë rikthimi në ring për Jurgen Uldedajn. Boksieri lezhjan ishte thjeshtë fantastik në duelin ndaj ukrainasit Dmitri Serguta të cilin e mposhti me nock-out në raundin e 7-të.
Kjo ishte fitorja e 14-të e 23-vjeçarit që bokson në kategorinë “Cruiser”, deri në 90 kilogram. Uldedaj prej vitesh stërvitet në Gjermani nën urdhrat e trajnerit Dirk Dzemski dhe promotorit më të njohur në Gjermani Ulf Steinforth.
Me kalimin e viteve Uldedaj ka legjitimuar veten si bokseri numër një në peshën “Cruiser” në skenën gjermane të boksit.