Ndërron jetë aktori i njohur i humorit

1 Minuta Lexim

Tom O’Connor, komiku dhe drejtuesi i kuizeve televizive, si “Name That Tune” dhe “Crosswits”, ka vdekur në moshën 81-vjeçare.

Ai u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit para 14 vitesh, ka bërë të ditur gruaja e tij, ish-atletja olimpike Denise Lewis.

O’Connor, para karrierës në industrinë e argëtimit, ka dhënë mësim në matematikë dhe muzikë. Ditën jepte mësim, ndërsa natën jepte shfaqje në klubet e natës.  Ndër shfaqjet që ka interpretuar, janë “I Got Got a Secret”, “The Zodiac Show” e“Gambit dhe Pick Pockets”.

Tom O’Connor ka lënë pas vetes gruan dhe katër fëmijë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull