Dy persona i kanë dhënë fund jetës në orët e para të mëngjesit të sotëm në Librazhd dhe Belsh. Bëhet fjalë për dy të moshuar 73-vjeç dhe 70-vjeç, të cilët i kanë dhënë fund jetës në banesat e tyre, duke u vetëvarur.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.07.2021, rreth orës 05:50, është gjendur nga djali i tij i vetëvarur në banesën pa shenja dhune shtetesi H.K., 73 vjeç, banues në fshatin Qukës Shkumbin, i cili vunate nga sëmundja e epilepsisë.
Më datë 20.07.2021, rreth orës 06:50, është gjendur i vetëvarur pranë banesës së tij pa shenja dhune shtetesi P.Q., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Rrenas, Belsh, i cili jetonte i vetëm.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.