Sipas mediave të Kosovës, Qendra Klinike Universitare e Kosovës u mbush plot me pacientë që kërkuan ndihmë pasi kishin konsumuar shumë ushqime të ëmbla, ditën e Kurban Bajramit.
“Çdo ditë në qendrën emergjente kemi mjaft raste të atyre post-COVID, e sidomos sot që është festa e Kurban Bajramit kur njerëzit hanë ushqime me më shumë kalori, sidomos me bakllava dhe pacientët të cilët kanë diabet duhet të jenë shumë të kujdesshëm.
Sot kemi pasë shumë raste që është dashur t’i trajtojmë për shkak të hiperglikemisë dhe hipertensionit, si raste emergjente”,- ka deklaruar njëra prej mjekeve.
“Numri i tyre mjaft i madh. E shihni që po hynë e dalin për këtë shkak”,- shtoi ajo.