E pabesueshme/ Dubai krijon “shiun artificial” (VIDEO)

1 Minuta Lexim

Moti ekstrem ka goditur botën, ku disa vende po përmbyten ndërsa disa të tjera po “digjen” nga temperaturat e larta.

Dubai është ndër vendet që temperaturat kanë thyer rekorde. E teksa vendi po përballet me temperatura të larta autoritet kanë menduar të krijojnë “shiun artificial” për të ulur sado pak temperaturat, të cilat kanë arritur në 49°C.

Shërbimi kombëtar i motit i Emirateve të Bashkuara Arabe publikoi ​​pamje video të reshjeve të mëdha. Shiu stimulohet duke përdorur teknologjinë e dronëve të cilët lëshojnë ngarkesa elektrike në re, në mënyrë që ato të grumbullohen për të lëshuar reshje.

Sistemi aktual që përdoret për të ndryshuar ngarkesën elektrike të reve po drejtohet nga studiuesit në Universitetin e Reading në Angli. Profesori Maarten Ambaum, i cili punoi në projekt, i tha BBC në mars se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mjaftueshëm re për të krijuar kushte të përshtatshme për shiun.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull