Përmbytjet katastrofike, të tilla si ato që goditën Evropën kohët e fundit, mund të bëhen shumë më të shpeshta si rezultat i ngrohjes globale, thonë studiuesit.
The Guardian shkruan se modelet kompjuterike të një rezolucioni të lartë tregojnë se stuhitë e fuqishme e që lëvizin ngadalë në tokë mund të bëhen 14 herë më të zakonta deri në fund të shekullit, sipas skenarit më të keq.
Sa më e ngadaltë stuhia, aq më shumë shi hedh në një zonë të caktuar dhe aq më i madh është rreziku i përmbytjeve serioze.
Studiuesit tashmë e dinin se temperaturat e rritura si pasojë e krizës klimatike shtojnë lagështinë në atmosferë e kjo përkthehet në reshje ekstreme. Analiza e fundit megjithatë është nga ana tjetër dhe e para që shqyrton rolin e stuhive të ngadalta dhe ndikimin e tyre mbi reshjet ekstreme në Europë.
Përmbytjet shkatërrimtare të këtyre ditëve në Gjermani e Holandë nuk do të jenë asgjë krahasuar me atë çfarë mund të sjellë e ardhmja. “Simulimet na tregojnë se më e keqja, mund të ndodhë vërtet”, tha drejtuesi i studimit, Abdullah Kahraman nga Universiteti i Newcastle në Britani.