Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë bilancin e 5 viteve të nisjes së procesit të Vetingut në radhët e gjyqëtarëve dhe prokurorëve.
Në 5 vite sipas KPK-së janë dhënë 174 vendime për konfirmimin në detyrë të gjykatësve dhe prokurorëve, 155 vendime për shkarkim nga detyra, ndërkohë që 56 vendime janë dhënë për ndërprerjen e procesit të Vetingut, pas dorëheqjes së zyrtarëve të drejtësisë.
Çdo person që shkarkohet nga Vetingu, përjashtohet për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, ndërkohë që janë të pakta rastet kur kanë nisur hetime në lidhje me pasurinë e tyre, dhe mënyrën sesi është krijuar ajo.
Bilanci i KPK ne 5 vite:
174 vendime për konfirmimin në detyrë
155 vendime për shkarkimin nga detyra
56 vendime për ndërprerje procesi (dorheqje)
8 vendime për pushimin e procesit
25 vendime për përfundimin e procesit pa vendim perfundimtar
3 vendime për pezullimin nga detyra per nje periudh 1-vjecare.
Reforma në Drejtësi, e kryesisht procesi i Vetingut janë përballur vazhdimisht me kritika dhe debate, për shkak të standardeve të dyzuara apo vendimeve të dyshimta që janë marrë për prokurorë dhe gjykatës të ndryshëm.
E megjithatë, si pasojë e shkarkimeve të zyrtarëve të drejtësisë, shumë gjykata dhe prokurori janë duke u drejtuar nga të komanduar, dhe duke punuar me stafe të cunguara.