Gjykata Speciale e Hagës ka refuzuar kërkesën e ish-Presidentit të Koosvës Hashim Thaçi për t’u mbrojtur në liri, edhe pse dy shtete kishin ofruar garanci për lirimin e tij nga burgu.
Gjyqtari i çështjes ka marrë vendimin që e lë sërish në paraburgim Thaçin edhe pas 9 muajve gjykim, ndërkohë që dyshohet se 2 shtetet që ofruan garancinë të jenë Shqipëria dhe Turqia.
Ish-Presidenti i Kosovës akuzohet për krime lufte në kohën kur ishte komandant në UÇK, ndërkohë që së bashku me të janë të akuzuar edhe idsa ish-krerë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.