Dua Lipa vizitoi ditën e djeshme Tiranën, ndërsa pas kryeqytetit ka udhëtuar drejt qytetit të Krujës.
Këngëtarja me famë botërore dhe familja e saj kanë vizituar Muzeun Historik dhe Etnografik të qytetit, i cili quhet ndryshe Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Përurimi i muzeut është bërë më 1 nëntor 1982 në kështjellën e Krujës.
“Kënaqësi që patëm si vizitore në Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Dua Lipa-n dhe familjen e saj”, shkruhet në faqen zyrtare të Muzeut të këtij qyteti.