Mijëra qytetarë kanë dalë sot në sheshin Omonia në Athinë të Greqisë, si shenjë proteste për vaksinimin e detyrueshëm.
Me pankarta në duar kundër qeverisë dhe kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, ata marshuan drejt Parlamentit, duke bërë thirrje për heqjen e ligjit që i detyon disa kategori të marrin vaksinën kundër Covid-19.
Ky grumbullim i protestuesve vjen pak ditë pasi qeveria vendosi vaksinimin e detyrueshëm për disa kategori.
Gjithashtu edhe në Francë protestuesit kanë mbushur sheshet dhe rrugët, duke kërkuar nga qeveria që të heqë vaksinimin me detyrim dhe masat kufizuese anti-Covid, ndërsa kanë shkatërruar dy qendra vaksinimi.
Kritikët e kanë akuzuar qeverinë e presidentit Emmanuel Macron për shkeljen e lirive të tyre.