Përmbyten bëjnë ‘kërdinë’ në mbarë botën, prekin edhe Filipinet, tajfuni “in-fa” detyron mijëra banorë të evakuohen

1 Minuta Lexim

Mijëra banorë janë larguar nga zonat e përmbytura dhe lumenjtë e fryrë në kryeqytetin e Filipineve, Manila dhe provincat periferike pas disa ditësh shirash të rrëmbyeshëm që la të paktën një të vdekur.

Zyrtarët thonë se po përpiqen të hapin më shumë strehimore emergjente në mënyrë që të lejojnë distancën sociale midis banorëve të zhvendosur dhe të parandalojnë që kampet e evakuimit të kthehen në epiqendra të infeksioneve Covid-19.

Në qytetin e goditur rëndë  Marikina, gati 15,000 banorë u evakuuan për siguri brenda natës ndërsa ujërat u ngritën në mënyrë alarmante. Filipinet veriore, janë përmbytur disa fshatra të ulëta dhe si pasojë ka shkaktuar rrëshqitje të vogla toke.

Tajfuni In-fa ka prekur Filipinet lindore, për t’iu drejtuar më pas Kinës e cila po përballet me përmbytje katastrofike.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull