Mjeku: Joe Biden me probleme të rënda shëndetësore, nuk do ta mbarojë mandatin

2 Minuta Lexim

Kongresisti Ronny Jackson, që ka shërbyer si kryemjek në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës së Barack Obama dhe Donald Trump parashikon që Joe Biden nuk do ta mbyllë mandatin 4-vjeçar në krye të SHBA për shkak të problemeve shëndetësore.

“Ka diçka serioze që nuk shkon me Joe Biden dhe ajo do të përkeqësohet”, postoi në rrjetet sociale kongresisti republikan i Teksasit.

“Është tejkaluar kufiri i sikletosjes. Ai e ka humbur. Mezi arrin që të formulojë një fjali bashkë. Ka nevojë për një analizë të thellë dhe rezultatet e saj të publikohen”, shton ai.

Jackson i tha Fox News se Biden ose do të detyrohet që të largohet nga zyra, kur kabineti i tij të thërrasë amendamentin e 25 të Kushtetutës amerikane, ose do të dorëhiqet.

“Nëse anëtarët e kabinetit të tij nuk planifikojnë që të thërrasin amendamentin 25, atëherë kjo është një çështje e sigurisë kombëtare, vërtet është”, tha ai.

Postimi në rrjetet sociale dhe intervista për Fox News e Jackson u bë një ditë pasi Biden mezi shqiptoi përgjigjet dhe u shfaq i turbulluar gjatë një intervistë për CNN nga Cincinnati i Ohajos.

Në një moment, kur po flitej për vaksinimin e fëmijëve nën 12 vjeç, Presidenti tha: “Është duke u bërë dhe ashtu si pyetja tjetër kjo është pa logjikë. Ju kam dëgjuar të flisni për këtë, sepse ju gjithmonë, nuk po tregohem i padurueshëm, por ju gjithmonë flisni për atë që bëni. Pyetja është nëse ne duhet apo jo të jemi në një pozicion, emmm…pse të mos flasin ekspertët ne e dimë që ky virus, në fakt…do të jetë, ose më falni…ne, ne, ne e di pse të gjitha vaksinat e miratuar nuk janë të përkohshme por janë miratuar përgjithmonë”.

Biden u ngatërrua me fjalët e tij edhe kur foli për efikasitetin e vaksinave kundër variantit Delta.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull