E rëndë/ 30 vjeçarja vetëdigjet me benzinë në Pogradec, pritet nisja me helikopter drejt Tiranës

1 Minuta Lexim

Një 30 vjeçare e identifikuar si Doloreza H., ka tentuar t’i japë fund jetës në Pogradec duke u vetëdjegur me benzinë. Mësohet se e reja në kushte të rënduara psikologjike është lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë zjarrin vetes.

Paraprakisht, bëhet me dije se e reja ndodhet në spitalin e qytetit në gjendje të rëndë pasi ka pësuar djegie të shkallës së tretë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kalivaç, njësia administrative Trebinjë, Pogradec.

Mjekët po përpiqen që të stabilizojnë gjednjen shëndetësore të 30 vjeçares që më pas të bëhet i mundur dërgimi i saj me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull