Kanos një familje duke qëlluar me armë në ajër, në pranga 23-vjeçari

2 Minuta Lexim

Kanosi një familje duke qëlluar me armë zjarri në ajër pranë banesës së tyre, reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë ka bërë të mundur neutralizimin dhe vënien në pranga të 23-vjeçarit.

Sekuestrohet arma e zjarrit automatik, me të cilën i riu ka qëlluar në ajër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas një telefonate në Sallën Operative, se në fshatin Adriatik, një shtetas po qëllonte me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale.

Punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit D. Gj., i cili për motive të dobëta ka kanosur shtetasit P. N. dhe V. N. (bashkëshortë), banues në Adriatik, Kurbin, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri automatik, në afërsi të banesës së tyre.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin u arrestua në flagrancë shtetasi D. Gj., 23 vjeç, banues në Lezhë.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me një krehër me 24 fishekë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull