Sekretari i Degës së Partisë Demokratike në Korçë dhe 13 anëtarë të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar kanë dhënë sot dorëheqjen nga funksionet që mbajnë në partinë opozitare më të madhe në vend.
Në një letër publike, ata bëjnë me dije edhe motivacionin e dorëheqjes së tyre.
“Gjykojmë se kryetari i PD me arrogancën e tij po e kthen PD në një parti klienteliste dhe në funksion vetëm të interesave personale.
Gjithashtu me kë3të mënyrë drejtimi, mendojmë se PD po mbahet qëllimisht e frenuar prej tij, për të luftuar keq-qeverisjen e Edi Ramës.
Të ndodhur në këto kushte, e gjejmë të pamundur ushtrimin e funksioneve tona dhe të shohim me optimizëm drejt të ardhmes së kësaj partie.
Theksojmë se jemi dhe mbetemi anëtarë të PD dhe mbështetës të ideve dhe vlerave që ajo mbart që nga dita e krijimit të saj”, thuhet në letër.